Uta Ibrahimi jep lajmin e mirë

Alpinizem

Uta Ibrahimi jep lajmin e mirë

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:22
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, kudo që shkon e lartëson shtetin e Kosovës. 

Uta Ibrahimi jep lajmin e mirë, duke thënë se gjendja e borës është stabile.

“Nesër nisemi drejt kampit bazë të Majes Shisha Pangma (5650 metra) pas 3 dite aklimatizim nëpër kodrat e fshatit Tingri (4350m – 5000 metra).

]Këtë vit në këtë ekspeditë janë shumë alpiniste nga e gjithë bota që priten mi përfunduar 14 majat, me ekipe të sherpave dhe kompanive nga Nepali me përvoja të shumta.

Krejt çka na duhet është gjendja e borës stabile, punë ekipore në mes të ekipeve dhe jo garë, mot i mirë dhe fat!

Shihemi për disa jave, e të njëjtën kohë jeni njerëz të mirë të botës”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat