“Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen në Majën e Gjeravicës 

Alpinizem

“Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen në Majën e Gjeravicës 

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:11
Pamje

Pas një dite të mrekullueshme në Majen e Titos 2747 metra, këtë të shtunë me 28 shtator duke filluar në orën 06:00 të mëngjesit, ‘Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen në Majën e Gjeravicës me qasje nga Gropa e Erenikut.

Ecja zgjatë rreth 15 kilometra (lartë dhe poshtë) dhe bëhet nëpër shteg te përshtatshëm edhe për fillestarë.

“Nga maja por edhe gjate gjithë ngjitjes do te shohim bjeshkë të mrekullueshme të Junikut por edhe të bjeshkëve që e rrethojnë atë.

Kjo ecje do të organizohet për 2 dëshira:

1. Deri te Liqeni i madh i Gjeravicës ku bjeshkatarët do të pushojnë ose notojnë në liqe.

2. Deri në Maje të Gjeravicës 2656 metra”, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat