Humbin jetën pesë alpinistë

Alpinizem

Humbin jetën pesë alpinistë

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2024 Në ora: 16:19
Pamje

Alpinistët nga Rusia humbin jetën teksa po ngjiteshin në malin Daulagiri në Nepal. 

Trupat e tyre u gjetën me ndihmën e një helikopteri, por është thuajse e pamundur të arrihet, shkruajnë shumë media ruse.

Valerij Shamalo, i vetmi i mbijetuar i ekspeditës alpine.

“U ktheva në 7700 metra.

Kërkova të zbres, se më kishin ngrirë duart dhe këmbët.

U kërkova të ndalonin ngjitjen, por ata nuk donin”, tha Shamalo.

Trupat e rusëve u gjetën në një lartësi prej 7100 metrash.

Një nga alpinistët bie nga një lartësi prej 8167 metrash dhe tërhoqi të tjerët me vete.
Shamalo dëgjoi biseda në radio midis grupit dhe kampit, alpinistët raportuan fillimin e lëshimit, por më vonë komunikimi me ta humbi.

Të gjithë ishin me përvojë dhe kishin përafërsisht të njëjtën gjendje fizike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat