Lybeteni është maja e parë në vargmalin e Sharrit

Alpinizem

Lybeteni është maja e parë në vargmalin e Sharrit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 15:26
Pamje

Këtë te diele me 13 tetor “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen e shumëpritur në majën madhështore të Lybetenit 2498m në Sharrin e Kaçanikut!

"Lybeteni është maja e parë në vargmalin e Sharrit, e cila vazhdon përgjatë gjithë kufirit me Maqedoninë veriore deri në afërsi të Korabit. Prej majës mund të shihni një pjesë të madhe të bjeshkëve tjera të Sharrit në Kosovë dhe Maqedoninë veriore.

Organizimi do të jetë për 2 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve

-1. Deri te qafa e Lybetenit për ata që nuk kanë dëshirë të ecin në maje por të pushojnë dhe të kënaqen me pamje pa fund
dhe

2. Deri te Maja e Lybetenit 2498 metra për të fortit! Nga aty do të mahniteni me pamje 360 shkallëshe te Sharrit, rrafshit të Kosovës, Shkupit, bjeshkëve të Maqedonisë veriore etj.

Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te qafa e Lybetenit.

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë. Rreth 70% e ecjes bëhet nëpër shteg malor ndërsa 30% e fundit në pjertësinë e Lybetenit”, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat