Dy maje të Bjeshkëve të Deçanit 

Alpinizem

Dy maje të Bjeshkëve të Deçanit 

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 12:48
Pamje

Këtë të shtunë më 12 tetor do të organizojë ecjen për në dy maje të Bjeshkëve të Deçanit, atë të Strellcit 2377 metra dhe Bellesë 2336 metra!

“Këtë të shtune moti do të jetë me diell ndërsa nga maja do te kemi mundësi të shohim pamje 360 shkallëshe, pjesën më të madhe të Kosovës, Gjeravicën, bjeshkët e Junikut dhe Deçanit, Dukagjinin, liqenin e Radoniqit, Sharrin komplet etj.

Vështirësia e kësaj ecje është e lehtë / mesatare me gjatësi 12 km komplet nga fillimi deri në mbarim.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë”, ka njoftuar “Kosova Hiking Trips”..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat