Uta Ibrahimi para rekordit: 13 u kryen, edhe një na ka mbet

Alpinizem

Uta Ibrahimi para rekordit: 13 u kryen, edhe një na ka mbet

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2024 Në ora: 12:36
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, është afër që të futet në histori. 

Deri me tash është ngjitur në 13 majat më të larta të botës.

Uta është krenare që e ka lartësuar kudo shtetin e Kosovës, pikësynimi i saj është të ngjitet në majën e 14-të. 

Image

Pamje

“9 tetor, në orët e para të mëngjesit, në ora 06:15, bashkë me ekipin e parë arritëm në Majën Shisha Pangma 8027 metra, e 14-ta prej 14 Majave më të larta të botës.

Maja Shisha Pangma ka qenë një sfidë e madhe veç me u kthye edhe njëherë pas tragjedisë së vitit të kaluar, e leje edhe me tentu ngjitjen.
Fatmirësisht, pas krejt përgatitjeve fizike dhe emocionale, aklimatizimit të mirëfillt, arrita deri në maje dhe kështu, ëndrra për mi përfunduar 14 Majat e Botës, gati po bëhet realitet!

13 u kryen, edhe një na ka mbet për me bë histori në krejt Ballkanin! 

Kosova e vogël, Gjilani pa kodra, por histori në alpinizëm.

Lista e njerzve, dhe kompanive që më kanë mbeshtet ështe e gjatë, por me e përmbyll këtë vit me sukses, do t{i falënderoj me zemër.
Driton Latifi dhe TEB ShA, që pa mbështetjen e tyre e kisha pas të vështirë edhe me e fillu vitin, Kaltrina dhe  Neptun Kosova që për 2 vjet më kanë hap derën kur kam pas me së shumti nevojë, Fisnik Mehmeti dhe Illyria Life, Eren edhe Crown Kosova, Burbuqe Hashimi dhe 3CIS JSC, Xhimi Begeja dhe familjen Begeja, partnerin Metodi përgjithmonë për krejt mbështetjen pa fund, familjen dhe kolegët nga Utalaya Foundation, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës dhe Gani Syla nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Prishtina"!
”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat