Pas një fundjave të mrekullueshme në Majen e Mariashit 2533 metra, dhe majet e Opojës (3 in 1), këtë të shtune me 2 nëntor duke filluar në orën 06:00, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen në majën Mërçaj 2250 metra në bjeshkën ku gjendet Gjeravica në Gropën e Erenikut.
Maja gjendet shumë afër Gjeravicës dhe në kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Nga maja por edhe gjatë gjithë ngjitjes do të shohim bjeshkë të mrekullueshme të Junikut por edhe të bjeshkëve që e rrethojnë atë.
Ecja zgjatë rreth 14 kilometra (lartë dhe poshtë) dhe bëhet nëpër shteg të përshtatshëm edhe për fillestarë.