Këtë të diele me 10 nentor, “Hikingnjeri” organizon ecjen në majën madhështore të Sharrit të Opojës, Vërtopin e Madh 2555 metra.
Kjo maje, e cila shtrihet në pjesën e Sharrit të Manastiricës - Struzhës - Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.
Vështirësia e ecjes është mesatare me 15 kilometra ecje komplete neper shteg te pershtatshem (lartë / poshtë).
Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes majeve te Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje.
Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.