Në Majën e Milishefcit 

Alpinizem

Në Majën e Milishefcit 

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 12:07
Pamje e bukur

Pas një fundjave te bukur në maje të në Majën e Milishefcit 

Merçajt, Rrasës së Zogut dhe Hajles, këtë të shtune me 9 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen në Majën e Milishefcit 2413 metra në bjeshkë të Deçanit.

Kjo maje që qëndron si pjesë e greminës se gjerë të njohur si Çvërla, midis Rugovës dhe bjeshkëve të Deçanit, është maje qe ofron pamje 360 shkallëshe të të gjitha bjeshkëve të Bekuara (Nemuna) në KS.

Nga maja mund t’i shihni të gjitha majet e bjeshkeve të Deçanit, Junikut, Rugovës dhe më shumë!

Kjo ecje hynë në kategorinë e ngjitjeve te shkurta me vështirësi mesatare ndërsa gjatësia komplete e ecjes është rreth 11 kilometra (lartë dhe poshtë).

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat