Në Majën e Malësorit

Alpinizem

Në Majën e Malësorit

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Pamje

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424 metra dhe liqenet e Liqenatit.
Maja shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, Lugut të Shkodrës, bjeshkëve të Deçanit dhe Bjeshkës së Bjelluhës në Mal të Zi.

Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve:

1. Deri te Liqenati i Kuçishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të rrijnë më gjatë dhe të pushojnë. Komplet 4km (lart e poshtë)

2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te Liqeni i dytë dhe i Drelajve.

Aty gjendet edhe një stan "Debani i Malesorit" stafi, i cili ju ofron pije dhe ushqim tradicional.
Komplet 7 km (lart e poshtë)

3. Grupi Express i Majës së Malësorit 2424 metra për të fortit.

Këta do ta vizitojnë liqenin e madh, të voglin, Lugun e Shkodrës dhe Majën e Liqenatit 2424m.

Nga maja do te përjetoni pamje mahnitëse 360 shkallëshe dhe do ti shihni bjeshkët e Liqenatit, të Deçanit, Junikut dhe Malit të Zi. Komplet 14km (lart e poshtë).

Nga liqeni i Drelajve përpjete kah maja, shtegu është i pjerrët dhe i përshtatshëm për të fortit (ekstra 1.5 orë prej liqenit te dytë deri në maje).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat