Presidenti i zgjedhur amerikan, demokrati Joe Biden ka nis të emëroj anëtarët e kabinetit të vetë dhe zyrtarët e lartë, duke premtuar se administrata e re amerikane do të reflektoj dallueshmërinë e madhe të popullit amerikan.
Në këtë kontest mediet kanë paralajmëruar se në administratën e re, do të jetë edhe ish-sekretarja e shtetit Hilari Klinton, por ende nuk dihet pozita që mund të marr ajo.
Sipas informatave më të reja nga Uashingtoni që transmeton “News max”, ish-sekretarja e shtetit dhe bashkëshortja e presidentin Bil Klinton e cila ende është shumë e fuqishme brenda Partisë Demokratike, mund të emërohet për sekretare të mbrojtjes së ShBA-ve.
Ditë më parë mediet patën përmendur emrin e saj si kandidate të mundshme për ambasadore në OKB, mirëpo atë pozitë me propozim të presidentit në ardhje Biden do ta marr Linda Tomas Grinfild, e cila tash e 35 vite është në shërbimin e politikës së jashtme dhe që ka punuar në 4 kontinente.
Mbetet në ditët e ardhshme të shihet nëse Hilari Klinton do të marrë pozitën e sekretarit të shtetit të mbrojtjen amerikane.