Donald Trump po përballet me kritika të ashpra rreth lëvizjes së fundit, ku mbrëmë e ka falur ish-këshilltarin Michael Flynnin.
Ky i fundit kishte gënjyer hetuesit e FBI-së rreth zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, se kishte pas kontakte me autoritetet ruse, raporton newsweek.
Por, shifrat tregojnë se republikani e ka përdorur pushtetin e mëshirës më pak se çdo komandant i përgjithshëm në historinë e fundit.
Sipas shifrave të regjistruara nga Pew Research Center, që nga 23 nëntori kishte falur 28 persona dhe 14 të burgosurve u kishte ulur dënimin gjatë katër vjetëve. Kjo arriti në 0,5 përqind të kërkesave të tilla të aprovuara.
Në krahasim, Barack Obama gjatë dy mandateve fali 212 persona dhe 1,715 u ka ulur dënimin, rreth 5 për qind të kërkesave të bëra.
Shifrat e Trumpit ishin më të ulëta se sa cilido presidentët, për sa i përket numrave të përgjithshëm dhe përqindjes së kërkesave të dhëna.
Grafiku më poshtë, tregon se si renditen presidentët për sa i përket faljes dhe uljes së dënimit.