Administrata në largim e presidentit Donald Trump ka hapur rrugën për zbatimin e metodave të reja të ekzekutimit për të burgosurit e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka amendamentuar në heshtje protokollet e ekzekutimit, të cilat nuk kërkojnë më që dënimet kapitale të kryhen me anë të injeksioneve vdekjeprurëse.
Kjo nënkupton se në të ardhmen mund të përdoren edhe skuadrat e pushkatimit dhe gazi helmues. Vendimi për amendamentim, i publikuar në Regjistrin Federal, e lejon Qeverinë amerikane që të ndërmarrë ekzekutime me anë të injeksioneve vdekjeprurëse, apo me përdorimin “e çfarëdo mënyre tjetër të specifikuar në ligjet e shteteve ku kryhen ekzekutimet”.
Shtetet amerikane lejojnë metoda të ndryshme ekzekutimi, përfshirë përdorimin e rrymës, inhalimit të gazit të nitrogjenit dhe të skuadrave të pushkatimit.
Departamenti i Shtetit ka të paraparë jetësimin e pesë dënimeve me vdekje, tri prej të cilave para inaugurimit të presidentit Joe Biden.