Një tërmet 5.8 ballësh godet Argjentinën

Amerika

Një tërmet 5.8 ballësh godet Argjentinën

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballësh që ka goditur Argjentinën shkaktoi rrëshqitje të dheut në viset malore të vendit, gjë e cila shkaktoi panik dhe frikë në mesin e banorëve të atjeshëm.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti, epiqendra e të cilit u regjistrua 34 kilometra në lindje të qytetit Humahuaca në provincën Jujuy, ndodhi në mesditë në thellësi prej 10 kilometrave.

Në tërmetin që u ndje edhe në viset jugore të Bolivisë, deri tani nuk janë regjistruar viktima në njerëz.

Megjithatë, rrëshqitjet që ndodhën në malin Penablanca në qytetin Humahuaca shkaktuan frikë dhe panik në mesin e banorëve të vendeve përreth.

Shumë video pamje të rrëshqitjes të dheut dhe reve me pluhur u paraqitën edhe në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat