Shtetet e Bashkuara raportuan 157 mijë e 901 raste të reja me koronavirus dhe 1,172 vdekje të lidhura me virusin të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Kjo e çon totalin e vendit në të paktën 13 milionë e 541 mijë e 221 raste dhe 268 mijë e 45 vdekje, raporton CNN.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.