Trump do ta shpall kandidaturën për zgjedhjet e 2024, ditën kur do të inaugurohet si president Biden

Amerika

Trump do ta shpall kandidaturën për zgjedhjet e 2024, ditën kur do të inaugurohet si president Biden

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:08
Donald Trump

Donald Trump tashmë ka filluar ta pranojë realitetin e ri të krijuar pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Republikani tërthorazi gjatë ditës së sotme ka pranuar se i ka humbur zgjedhjet, por që pritet të kandidojë në presidencialet e ardhshme.

NBC raporton se presidenti aktual i SHBA-së dhe bashkëpunëtorët e tij diskutuan mundësinë e shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet 2024 të bëhet më 20 janar, ditën kur Joe Biden do ta bëj betimin si president, ku ai nuk do të marrë pjesë.

Ish-sipërmarrësi thotë se është pak supersticioz. Në vitin 2017, ai paraqiti kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2020 më 20 janar, ditën kur i bëri një vjet si president.

Besnik ndaj prirjes së tij për provokim, ai gjithashtu mund të shfrytëzojë rastin dhe të përdorë recetën e e preferuar dhe të organizojë një ngjarje tjetër në të njëjtën kohë.

Shpallja e kandidaturës së tij për 2024 me siguri do ta lejonte atë të ishte në qendër të ngjarjeve për një kohë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat