Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëruan për një dimër të zymtë, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë rastesh të reja me COVID-19.
"E vërteta është se dhjetori, janari dhe shkurti, do të jenë kohërat më të vështira”, tha Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Në të vërtetë besoj se do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi", tha ai.
Our daily update is published. States reported 1.4 million tests, 196k cases, and 2,733 deaths. There are 100,226 people currently hospitalized with COVID-19 in the US —the first time hospitalizations have exceeded 100k. pic.twitter.com/8QSKujBGao
— The COVID Tracking Project (@COVID19Tracking) December 3, 2020
Zoti Redfield tha se vala aktuale e rasteve me COVID-19, është më e keqe se ato të mëparshmet, duke pasur parasysh shtrirjen gjeografike dhe lakoren në rritje të infektimeve dhe vdekjeve, pasi që Shtetet e Bashkuara po regjistrojnë afërsisht 2 mijë vdekje nga virusi çdo ditë.
Ai paralajmëroi gjithashtu për mbingarkesën e personelit dhe spitaleve në gjithë vendin, të cilëve po u shterojnë shtretërit.
Ndonëse shumë amerikanë ndjehen të “lodhur” nga udhëzimet për distancë fizike dhe mbajtje maskash, zoti Redfield u bëri thirrje qytetarëve që t'u përmbahen këtyre praktikave në muajt e ardhshëm.
Miliona amerikanë udhëtuan për festën e Falënderimeve javën e kaluar, pavarësisht këshillave të ekspertëve shëndetësorë kundër fluturimeve dhe tubimeve në grupe më të mëdha në një vend.
Rates of #COVID19 remain high across all regions of the United States, with 68% of jurisdictions experiencing increasing case rates. Help slow the spread:
— CDC (@CDCgov) December 2, 2020
? Wear a mask over your nose AND mouth.
?️ Wash your hands.
↔️ Stay 6 feet from others.
More: https://t.co/gp6X4zTnBT pic.twitter.com/7krOyPdPiQ
Të mërkurën CDC tha se amerikanët duhet të shkurtojnë periudhën e karantinimit në dhjetë ditë ndryshe nga e kaluara kur ajo ishte 14 ditëshe.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 273 mijë vdekje dhe më shumë se 13.9 milionë raste të konfirmuara të të prekurve nga koronavirusi./VOA