Një veteran i Luftës së Dytë Botërore nga Alabama është shëruar nga COVID-19 pikërisht kur ai po shënon 104 vjetorin e lindjes.
Një i afërm i tij thotë se Majori Wooten është fizikisht dobët pas betejës me koronavirusin. Por, mbesa e tij Holly Wooten McDonald thotë se ai është në rregull dhe është përmirësuar, shkruan AP.
McDonald tha se gjyshi i saj kishte rezultuar pozitiv për koronavirus më 23 nëntor pasi nëna e saj ishte infektuar. Ai ishte hospitalizuar por tashmë është më mirë.
Spitali Madison shpërndau një video të Wootenit i cili mbante maskën dhe përshëndeste me duar derisa punëtorët shëndetësorë i këndonin këngën “Shumë urime ditëlindja i dashuri Pop Pop”, ndërsa po lirohej nga spitali në një karrocë të dekoruar me balona, dy ditë para ditëlindjes së tij.