Joe Biden është presidenti i ri i SHBA-së, i cili doli fitues në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Ai do të udhëheqë në një kohë mjaft të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, e që do të jetë sfiduese për të.
Por ai thotë se mund të rimëkëmbin ekonominë dhe mund të kalojnë nga kriza.
“E di që kohët janë të vështira, sfidat janë shqetësuese, por e di që mund ta bëjmë këtë.
Ne mund të krijojmë një rimëkëmbje ekonomike për të gjithë. Ne mund të kalojmë nga kriza në rimëkëmbje në ringjallje.
Këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne e kemi bërë atë më parë – dhe do ta bëjmë përsëri”, shkroi ai në Facebook.