Pasi kaluan tre javë të ndarë nëpër spitale, duke luftuar Covid-19, një çift të moshuarish nga Maryland mezi presin që të festojnë 73-vjetorin e martesës së tyre.
“Është një mrekulli që mbijetuan”, tha Mark Levin për prindërit e tij, Betty 100-vjeçare dhe Joe Levin 98-vjeç.
Sipas informacioneve, çifti pati ethe dhe probleme me frymëmarrjen dhe pas testimit rezultuan pozitivë për Covid-19. Mjekët më pas i larguan ata nga shtëpia e të moshuarve ku jetonin dhe i shtruan në spital.
Betty Levin u dërgua në Spitalin Holy Cross dhe Joe Levin u dërgua në Spitalin Suburban, ku qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë.
Pas tre javësh, mjekët i nxorën nga spitali vetëm disa ditë më parë.
“Është e pabesueshme”, u shpreh nusja e tyre, “Kjo është një mrekulli.”
“Sa janë shanset që një 100-vjeçare dhe një 98-vjeçar të mbijetojnë nga kjo sëmundje tinëzare? “Mendoj se do të fitojmë kundër sëmundjes, të dy”, shtroi djali i çiftit.