Avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudolf Giuliani ka rezultuar pozitiv për coronavirusin.
Lajmi u njoftua sot nga republiani në llogarinë personale në të Twitterit.
Trump shkroi në njoftim se Giuliani u testua pozitiv për “virusin kinez” dhe i uroi shërim.
“Rudy Giuliani, deri tani kryetari më i madh në historinë e qytetit të New Yorkut dhe i cili ka punuar pa u lodhur duke ekspozuar zgjedhjet më të korruptuara (deri tani!) në historinë e SHBA-së, ka rezultuar pozitiv për virusin kinez. Bëhuni mirë së shpejti Rudy, ne do të vazhdojmë !!!”, ka shkruar presidenti.
Theksojmë se juristi 76-vjeçari është bërë i famshëm pasi që ka arritur të ç’rrënjos grupet kriminale në qytetin amerikan.
Ndryshe, Trump si dhe Zonja e Parë, Melania, kohë më parë ishin infektuar me COVID-19.