Ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, njëherësh avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudy Giuliani, është shtrirë në spital pasi po vuan nga COVID-19.
Giuliani ka qenë mjaft i zhurmshëm këto javët e fundit pasi që e ka udhëhequr kampanjën ligjore të Trump-it në kontestimin e zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në nëntor.
Që nga muaji i kaluar ai ka qenë në turne përgjatë Amerikës, duke u përpjekur që t’i bindë qeveritë e shteteve amerikane që ta përmbysin rezultatin, shkruan BBC.
“Shërim të shpejtë Rudy, ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Trump në Twitter.
Giuliani u shtrua të dielën në spitalin Medstar Georgetown University Hospital në Washington, DC.
Ky lajm vjen pas rasteve ku Giuliani kishte vizituar shtetet Arizona, Georgia, dhe Michigan pa bartur maskë.