Barack Obama: Michelle nuk do të kandidojë për presidente të SHBA-së

Amerika

Barack Obama: Michelle nuk do të kandidojë për presidente të SHBA-së

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:02
Michelle dhe Barack Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se gruaja e tij, Michelle, “nuk i pëlqen politika” dhe nuk do të kandidojë për presidente.

Në një intervistë për një gazetë spanjolle, ai tha se mund të “garantonte” se ish-Zonja e Parë nuk po planifikonte një kthim në Shtëpinë e Bardhë, si komandante e përgjithshme, por shtoi se do ta “mbështeste atë në çdo gjë që i nevojitet, pavarësisht se cilat janë synimet e saja të ardhshme”, raporton newsweek.

I pyetur nëse Michelle mund të kandidojë për president, ai i tha La Vanguardia të dielën se “Michelle nuk do të kandidojë për president. Unë mund ta garantoj atë”.

“Siç e tregoj në libër, asaj nuk i pëlqen politika. Unë gjithmonë do të jem i lumtur ta mbështes në çdo gjë që i duhet, pavarësisht nga qëllimet, ashtu si ajo bëri me mua”, pohoi ai.

Michelle Obama mbetet një figurë e popullarizuar në mesin e demokratëve dhe në fillim të këtij viti kryesoi në një sondazh të YouGov për gruan më të admiruar në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat