Joe Biden ka zgjedhur për udhëheqëse të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.
Kjo e fundit ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se ndihet e nderuar me besimin që ka treguar presidenti i zgjedhur, Biden.
“Jam e nderuar që jam thirrur të drejtoj ekipin brilant në CDC. Ne jemi të gatshëm ta luftojmë këtë virus me shkencë dhe fakte”, pohoi mjekja.
Ajo ka treguar se karrierën mjekësore e ka filluar në kulmin e krizës së sëmundjes së Sidës.
“Unë fillova karrierën time mjekësore në kulmin e krizës së HIV/AIDS dhe kam kaluar jetën time që prej asaj kohe duke punuar për të hulumtuar, trajtuar dhe luftuar sëmundjet infektive”, shkroi Walensky në Twitter.
Walensky është eksperte e sëmundjeve infektive që punon në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.