Ndërron jetë Chuck Yeager, piloti i parë amerikan që “theu” shpejtësinë e zërit

Amerika

Ndërron jetë Chuck Yeager, piloti i parë amerikan që “theu” shpejtësinë e zërit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Chuck Yeager

Gjenerali i pensionuar i forcave ajrore amerikane Charles “Chuck” Yeager, që konsiderohet ishte njeriu i parë që “theu” shpejtësinë e zërit, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, shkruan CNN.

Gruaja e tij Victoria ka shkruar në Twitter, se Yeager ka ndërruar jetë të hënën.

Si 24-vjeçar, Yeager ishte kapiten kur në vitin 1947 gjatë një fluturimi testues me aeroplanin ushtarak të forcave ajrore amerikane, arriti të thyej shpejtësinë e zërit.

65 vite më vonë, më 14 tetor 2012, Yeager në ulësen e pasme të aeroplanit F-15 Eagle ka kryer të njëjtin fluturim mbi shkretëtirën Mohave në Kaliforni. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat