Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, premton 100 milionë vaksina ndaj COVID-19 në 100 ditët e tij të para në detyrë.
Biden thotë se muajt e tij të parë në detyrë nuk do t’i jepnin fund shpërthimit dhe dha disa detaje mbi strategjinë e përhapjes, por ai tha se do të ndryshonte kursin e Covid-19.
Të martën, një raport hapi rrugën që vaksina Pfizer / BioNTech të miratohet dhe të përhapet për amerikanët, raporton Ora News.
Ndërkohë Presidenti Donald Trump ndoqi një samit në Shtëpinë e Bardhë për programit të tij të vaksinimit COVID të quajtur Operacioni Warp Speed dhe përshëndeti miratimin e pritur të vaksinave.