Që nga muaji gusht Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19.
Reuters raporton se sot janë regjistruar 53,453 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka konfirmuar se gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 836 të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë Brazili ka regjistruar 6,728,452 raste të reja me koronavirus.
Derisa numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 178,995.