Para se Joe Biden të futet në Shtëpinë e Bardhë ajo do i nënshtrohet një pastrimi të thellë i cili do të zgjatë për pesë orë.
Por me pandeminë globale të COVID-19, më 20 janar ky pastrim i detajuar pritet të zgjatë paksa më shumë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Shërbimet e përgjithshme të administratës, ka njoftuar se do të kryhet dezinfektimi dhe pastrimi i thellë i çdo sipërfaqe të Shtëpisë së Bardhë në dhjetëra mijëra katrorë.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden pritet që të marrë detyrën më 20 janar.