Sivjet u zgjodhën Biden e Harris, por a ka qenë Trump ndonjëherë “Personi i Vitit” i revistës Time?

Amerika

Sivjet u zgjodhën Biden e Harris, por a ka qenë Trump ndonjëherë “Personi i Vitit” i revistës Time?

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Donald Trump

Revista Time emëroi presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris për “Persona të Vitit 2020”.

Çmimi i përbashkët i pa ata të mundnin finalistët e tjerë, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe presidentin Donald Trump.

Në arsyetimin e zgjedhjes së tyre thuhet se kjo është bërë “për ndryshimin e rrëfimit amerikan, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se tërbimet e ndarjes, për ndarjen e një vizioni shërimi në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 i TIME”.

Dhe sipas medieve të huaja, fitorja e tyre në zgjedhjet presidenciale është bërë edhe për faktin se Time ka zgjedhur historikisht Personin e saj të Vitit për shkak të rëndësisë së tyre, në vend të meritave ose arritjeve të tyre.

Por sipas Newsweek, edhe presidenti i tanishëm Donald Trump u emërua “Person i Vitit në 2016” pas fitores së tij ndaj ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të atij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat