Disa nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe grupe të ndryshme konservatore po u bëjnë thirrje besnikëve të tij të marshojnë dhe të luten të shtunën në qytete në mbarë vendin, përfshi në një tubim në kryeqytetin Uashington, për të protestuar për humbjen e zgjedhjeve të presidentit ndaj rivalit demokrat Joe Biden.
Aktivitete janë planifikuar në Shëtitoren Kombëtare të Uashingtonit dhe në kryeqytetet e Xhorxhias, Pensilvanisë, Miçiganit, Uiskonsinit, Nevadës dhe Arizonës - të gjitha shtete ku zyrtarët e fushatës së presidentit Trump kanë sfiduar numërimin e votave.
Gjykata e Lartë amerikane hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të ngritur nga shteti i Teksasit për të shpallur të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në katër shtete ku presidenti Trump humbi ndaj zotit Biden, duke i dhënë fund përpjekjes së Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes gjykatave. Më shumë se 50 vendime të gjykatave federale dhe shtetërore kanë mbështetur fitoren e zotit Biden mbi Presidentin Trump.
Tubimi në Uashington me moton “Ndaloni Vjedhjen” drejtohet nga ish këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn i falur kohët e fundit nga presidenti Trump. Organizatorët dhe grupe kishtare u bënë thirrje mbështetësve të marrin pjesë në ato që ata po i quajnë "Marshimet e Xherikos" (Jerico Marches) dhe tubimet e lutjeve.
Protesta në Uashington përfshin marshime rreth ndërtesës së Kongresit, Gjykatës së Lartë të dhe Departamentit të Drejtësisë "me lutje të pjesëmarrësve që të shemben muret e korrupsionit dhe mashtrimit të zgjedhjeve", thuhet në faqen elektronike StopTheSteal.com. Planet i referohen të ashtuquajturës mrekullia biblike në betejën e Xherikos (Jericho) – ku muret e qytetit u shembën pasi priftërinjtë dhe ushtarët parakaluan rreth tij.
Një postim të premten në Twitter nga një llogari që e quan veten "Marshimi i MAGA Një Milionë" thotë: NESËR NË WASHINGTON D.C. -Miting masiv - Duhet të qëndrojmë përkrah PRESIDENTIT TANI! "
? MAGA PATRIOTS ?
— Million Maga March (@MilionMagaMarch) December 12, 2020
THE FIGHT IS NOT OVER! ??⚠️
TOMORROW IN WASHINGTON D.C. — MASSIVE TRUMP RALLY — WE NEED TO TAKE A STAND FOR THE PRESIDENT NOW! ??????
WE NEED TO #MARCHFORTRUMP SO WE CAN #STOPTHESTEAL BY THESE DEMOCRAT & REPUBLICAN CONS!
THE TIME TO TAKE A STAND IS NOW! pic.twitter.com/X8cAFhRss8
"MAGA" është shkurtimi i slloganit të Trumpit "Ta bëjmë Amerikën përsëri të Madhe". Përplasjet mes mbështetësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij në Uashington muajin e kaluar çuan në përleshje, goditje me thikë dhe arrestime të shumta./voa