Një burrë është arrestuar të shtunën në një aeroport në Las Vegas pasi ishte ngjitur në një krah të aeroplanit të Alaska Airlines.
Fluturimi ishte paraparë të bëhej nga Las Vegasi drejt Portlantdit dhe gjithçka ishte gati për t’u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar “McCarran”, kur piloti kishte mësuar nga qendra e kontrollit se një burrë ishte ngjitur në krah të aeroplanit.
Menjëherë ishte njoftuar policia, që më pas ka arrestuar personin në fjalë.
Një video e realizuar nga pasagjerët tregon burrin që ulet dhe ecën në krahun e aeroplanit. Më pas ai heq çorapet dhe këpucët para se të provonte të ngjitej në “pjesën e epërme” të krahut. Aty ai kishte dështuar dhe ishte kthyer prapa.
Pas arrestimit të tij, gjithçka iu kthye normalitetit dhe fluturimi u bë realitet, por me vonesë.