Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 16 milionë e 62 mijë e 299 raste pozitive me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 297 mijë e 818 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit SHBA regjistroi 219 mijë e 510 raste të reja me koronavirus dhe 2 mijë e 368 viktima, shkruan CNN.
Në total llogariten rastet dhe vdekjet në të 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
E shtuna ishte dita e shtatë me radhë që numri i të hospitalizuarve arriti shifër rekord me 108 mijë e 478 pacientë të shtrirë në spitale sipas COVID Tracking Project.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 1 milion raste të reja vetëm gjatë katër ditëve të fundit, teksa për tetë muaj arritën 8 milionë raste. Por për më pak se dy muaj është dyfishuar kjo shifër teksa numri i rasteve të reja vazhdon të rritet çdo 24 orë sipas CNN.