‘Janë vjedhur zgjedhjet’, 4 të plagosur pas protestës në Washington

Amerika

‘Janë vjedhur zgjedhjet’, 4 të plagosur pas protestës në Washington

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Washington

Një protestë e planifikuar në Washington në mbështetje të presidentit Donald Tramp ka përfunduar në përplasje mes turmave kundërshtare.

Të paktën katër veta u plagosën nga prerjet me thikë, të shkaktuara nga një person që raportohet se ishte pjesë e asaj që njihet si lëvizja e majtë antifashiste.

Viktimat u transportuan në spital ndërsa kishin dalë të tubonin në favor të presidentit Trump dhe pretendimeve se rivali i tij politik, Joe Bajden, i fitoi zgjedhjet me anë të manipulimeve.

Të premten, Gjykata e Lartë e hodhi poshtë kërkesën për mosnjohjen e rezultatit të 3 nëntorit.

“Është gjithçka një mashtrim. Joe Bajdeni ka qenë 47 vite politikan, 8 vite zv/president. Nuk ka bërë dhe nuk për të bërë asgjë.”

“E pashë me rëndësi që të vija sot sepse natyrisht besoj se duhet shpëtuar republika dhe duhet respektuar Kushtetuta. Shtetet individuale nuk mund të lihen të veprojnë jashtë ligjit në një tokë që është ndërtuar mbi ligjet.”

Votuesit republikanë në shumicë duket se pajtohen me pretendimet e kreut të shtetit për vjedhjen e zgjedhjeve.

Një sondazh i Universitetit të Kuinepiekut tregoi së fundmi se 77% e tyre besojne se procesi u manipulua në dëm të Trampit, ndërsa këtë bindje e ndajnë vetëm 3 për qind e demokratëve.

Kolegji Zgjedhor pritet të hënën të certifikojë fitoren e presidentit të zgjedhur, Bajden, duke i njohur demokratit 306 votat në të gjitha shtetet, kundrejt 232 votave që mban presidenti Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat