Arkeologët kanë zbuluar një pjesë të re të Kullës së famshme azteke të përbërë nga kafka njerëzore që datojnë prej vitit 1400.
Ekipi bëri zbulimin e fasadës në muajin mars në pjesën lindore të kullës.
119 kafka të burrave, grave dhe fëmijëve janë pjesë e murit dhe të qindra të tjerave të zbuluara më parë.
Kulla me diametër 5 metra ishte zbuluar para pesë vjetësh.
Besohet se është pjesë e Huey Tzopantli, një grumbull kafkash që ishte vendosur për të tmerruar pushtuesit spanjoll kur pushtuan qytetin në kohën e Hernan Cortesit në vitin 1521.
Arkeologët kanë pritur se kafkat do të jenë të luftëtarëve, por ky zbulim ka shtuar shumë pyetje në lidhje me sakrificën njerëzore në Perandorinë Azteke.