Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin (CDC), Robert Redfield, njoftoi sot se ka nënshkruar rekomandimin e Bordit Këshillues të Imunizimit për përdorimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit.
Redfield tha në një deklaratë se ai nënshkroi rekomandimin mbrëmë, raporton Reuters.
Të shtunën, bordi këshillues rekomandoi unanimisht përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe Biontech si adekuate për vaksinimin e amerikanëve mbi moshën 16-vjeç.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave amerikane më parë lëshoi një aprovim për përdorimin emergjent të vaksinës të premten.
Vaksinimi në SHBA duhet të fillojë nesër, pasi shpërndarja e vaksinave në spitale është në proces.