Në vitin 2019, Bernice Thaley (35) nga Memphisi pa një vizatim të një personi të famshëm në lajmet lokale. Ajo e dinte se ajo ishte nëna e saj.
Qëkur Bernice ishte 5 vjeçe, nëna e saj është numëruar si e zhdukur, shkruan "Jutarnji list". I kishin thënë se ajo ka ikur, se ishte në borxhe, se e ka vrarë burri i saj ... Dhe pastaj vitin e kaluar ajo zbuloi në lajme se një burrë me emrin Samuel Little ishte potencialisht përgjegjës për zhdukjen e nënës së saj.
Little, në qoftë se nuk ishte në burg, endej nëpër Shtetet e Bashkuara, përfundonte në një qytet, do të grabiste një dyqan, morrte një dhomë moteli dhe më pas rrëmbente gruan që do të vrist. Zgjidhte me kujdes - gjithmonë ato nga margjinat e shoqërisë, prostituta, të varura nga droga ose alkooli, ato për të cilat nuk mërzitej kush. Kur i vriste, e bënte këtë me mbytje. Dhe kështu jetoi për plot 35 vjet.
Little, i cili prezantohej edhe si Samuel McDoëell, filloi të bashkëpunonte me autoritetet vetëm në vitin 2018, pasi e lidhën me tri vrasje. Më vonë pranoi se vrau edhe 90 të tjera, në 19 shtete federale amerikane. Aktualisht njihet si vrasësi serial më vdekjeprurës që ka shkretëruar në Shtetet e Bashkuara.
Little, tash 80-vjeçar në karrocë invalidi me interesim për të pikturë, kujton detaje të pabesueshme për disa nga viktimat e tij - bizhuteri, modele veshjesh, vaktin e fundit, këmbët që dilnin nga një varr i cekët ... Ai gjithashtu kujton fytyrat e tyr, në atë masë sa mund t’i pikturojë me besnikëri. Ajo me të cilën ai ka një problem janë emrat. Dhe datat.
Kështu që FBI u gjend në një situatë mjaft të pazakontë. E kishin kryesin, por nuk kishin viktima. Nuk i kanë ato as sot, të paktën jo të gjithë. Sepse që kur Little pranoi vrasjet dhe përshkroi viktimat e tij si dhe rrethanat e vdekjes së tyre, ata kanë arritur të identifikojnë 60 prej tyre. Të tjerat, përfshirë Zena Joundin, nëna e Berniceit nga fillimi i tekstit, nuk nuk ia dolën që përfundimisht t'i lidhin me vrasësin, i cili po e vuan dënimin e përjetshë.
Të paktën 30 gra për të cilat Little thotë se i ka vrarë, ende nuk janë identifikuar
Rreth 700 orë bisedë u regjistruan me Littlein, në të cilën ai përshkroi gjithçka në detaje.
FBI-ja u detyrua të krijojë një faqe në internet në të cilën botoi video në të cilat Little përshkruan viktimat e tij dhe vizatimet e tyre, duke ofruar një shpërblim për këdo që di diçka të telefonojë.
Washington Post ka shkruar për të njëjtën temë në disa raste, por konteksti i tyre është pak më i gjerë. Gjegjësisht, materiali që ata mblodhën tregon se sistemi gjyqësor i mundësoi xhelatit të vriste anëtarë të pambrojtur të shoqërisë për dekada pa pasoja serioze, në një kohë kur forenzika ende nuk ishte e fortë, dhe, edhe më tronditëse, që vetë autoritetet shpesh nuk e konsideronin vdekjen e tyre - shpesh për shkak të mënyrës së tyre të jetesës ose ngjyrës së lëkurës - se meriton vëmendje, lëre më një hetim të hollësishëm.