Administrata e presidentit amerikan në largim, Donald Trump sot zyrtarisht hoqi Sudanin nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin.
Kjo u njoftua nga ambasada amerikane në Khartoum. Vendimi, tha ai, mund të ndihmojë Sudanin të marrë kredi ndërkombëtare për të ringjallur ekonominë.
Shtetet e Bashkuara e shpallën Sudanin një shtet që sponsorizon terrorizmin në vitin 1993, pasi vendi priti për pak kohë udhëheqësin e al-Kaidas, Osama bin Laden dhe ekstremistët e tjerë të kërkuar.
Sudani besohet se i ka shërbyer Iranit për të furnizuar me armë ekstremistët palestinezë në Rripin e Gazës.
Heqja e Sudanit nga lista e zezë e SHBA-së është një nxitje kryesore për qeverinë Khartoumit të normalizoj marrëdhëniet me Izraelin.
Me marrëveshjen për krijimin e marrëdhënieve të plota diplomatike, Sudani u bë vendi i tretë arab, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, i cili vendosi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.