Edhe Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

Amerika

Edhe Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër sëmundjes COVID-19.

Vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh në Toronto.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, konfirmoi të dielën vonë arritjen e vaksinave.

Grupi i parë i tyre u dërgua nga Belgjika, të premten.

Rreth 30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 lokacione të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim.

Të hënën, edhe SHBA-ja nisi imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Kjo vaksinë, e cila është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, ofron mbrojtje deri në 95%.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar - kryesisht të moshuarit.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në muajin mars, shkencëtarët kanë thënë se për ta vënë krizën nën kontroll, duhet vaksina.

COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat