Një spital në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që vaksinën e parë kundër COVID-19 t’ia japë pastrueses së dhomës së emergjencës.
Ka qenë Teresa Mata, 51 vjeçe, personi i parë nga stafi që e ka marrë vaksinën e cila mbron nga virusi që shkaktoi pandeminë aktuale.
Qendra Mjekësore Metodiste e Dallasit është njëra prej katër spitaleve që ka pranuar dërgesa vaksinash të hënën.
Dërgesat e para në spital do t’iu jepen pikërisht punëtorëve shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit në përgjigjen ndaj pandemisë.