Kolegji elektoral ka konfirmuar fitoren e Joe Bidenit, i cili është zgjedhur president i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kandidati demokrat tashmë ka marr besimin e 302 zgjedhësve nga 538 sa janë në total gjersa presidenti aktual, republikani Donald Trump fitoi 232.
Duket se kjo nuk i ka lënë përshtypje Trumpit, pasi që ai ka zgjedhur të mos flasë për votimet në kolegjet elektorale, por ka liruar nga puna Kryeprokurorin e Përgjithshëm, William Barr.
“Sapo pata një takim shumë të bukur me Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme! Sipas letrës, Bill do të largohet pak para Krishtlindjeve për të kaluar pushimet me familjen e tij”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
Ai më tutje ka treguar se në vend të Barrit ka ardhur Jeff Rosen “Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Rosen, një person i shquar, do të bëhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shumë i respektuar Richard Donoghue do të marrë përsipër detyrat e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm. Faleminderit të gjithëve!”.
Just had a very nice meeting with Attorney General Bill Barr at the White House. Our relationship has been a very good one, he has done an outstanding job! As per letter, Bill will be leaving just before Christmas to spend the holidays with his family...
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 14, 2020
Ndryshe, Trump disa herë e ka sfiduar rezultatin zgjedhor presidencial duke pohuar se ka pasur mashtrime të mëdha, por asnjëherë nuk ka arritur t’i argumentojë pretenimet e tija.