Një burrë që kishte rënë në ujërat e rrëmbyeshëm të Little Qualicum, është shpëtuar në momentet më kritike.
Ai kishte rënë në ujë derisa po tentonte të shpëtonte mikun e tij, që fillimisht ishte shpallur i zhdukur.
Është interesant se atë e ndanin vetëm pesë metra largësi që të bie nga një ujëvarë tejet e lartë.
Por ekipet e shpëtimit që përdorën helikopter, në momentet e fundit arritën ta kapin dhe ta shpëtojnë nga vdekja.
E ujërat e ftohta të lumit për pak sa nuk i kishin shkaktuar hipoterminë burrit, që assesi nuk mund të kapej nëpër shkëmbinj.