Pas komenteve të ekspertit Anthony Fauci, Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit Operation Warp Speed, thotë se presidenti i zgjedhur Joe Biden duhet të vaksinohet.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit tanë – ata që do të largohen si dhe ata që vijnë – të jenë të mbrojtur. Unë mendoj presidenti Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden, të dy janë pjesë e grupmoshës më të lartë dhe për këtë arsye mund të jenë më të rrezikuar, kështu që, po, mendoj se ata duhet të vaksinohen”, u shpreh ai.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, bazuar në deklaratën e tij kjo gjithashtu do t’i tregonte publikut se ata i besojnë vaksinës.
Ditë më parë SHBA-ja miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent, vaksinimet e para filluan nga e hëna.
Gjatë ditës së sotme rregullatori shëndetësor deklaroi se vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe efektive, duke i hapur rrugën edhe vaksinës tjetër për miratim. /Telegrafi/