Zëvendëspresidentja e zgjedhur e SHBA-së, Kamala Harris, ka pranuar që vaksinën kundër koronavirusit ta marrë duke u vendosur para publikut.
CNN raporton se ka mbetur vetëm të vendoset për kohën e saktë dhe detajet tjera logjistike, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu edhe president i zgjedhur Joe Biden pritet që të pranojë ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në fillim të javës së ardhshme.
Mbetet ende e paqartë nëse edhe Biden edhe Harris do të pranojnë të vaksinohen në të njëjtit mjedis.