Coca-Cola ka planifikuar ta zvogëlojë për dy mijë e 200 numrin e punëtorëve, 1200 prej të cilëve vetëm në SHBA.
Ky hap do të ndërmerret për shkak se siç thonë kanë pësuar rënie në shitje si pasojë e koronavirusit, raporton CNN.
Në SHBA kanë qenë dhjetë mijë e 400 të punësuar në fund të vitit të kaluar dhe zvogëlimi i paralajmëruar tash paraqet 12 përqind të forcës punëtore. Vetëm në Atlanta, aty ku kompania e ka selinë qendrore, rreth 500 vende pune do të shkurtohen, ka njoftuar kjo kompani këtë të enjte.
Në tetor Coca-Cola ka njoftuar se do të anulojë rreth 200 brende, apo gjysma e portofilos së saj.
Janë rreth 86 mijë e 200 punëtorë që punojnë për Coca-Cola anembanë botës.