Nënpresidenti amerikan merr vaksinën kundër koronavirusit

Amerika

Nënpresidenti amerikan merr vaksinën kundër koronavirusit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, duke u vaksinuar.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, mori të premten vaksinën kundër koronavirusit.

Ai mori dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me gruan e tij, Karen, dhe mjekun Jerome Adams.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Pence tha se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe se shpejtësia me të cilën është zhvilluar është “mrekulli mjekësore”.

Shtëpia e Bardhë tha se transmetimi i vaksinimit të Pence në televizion ka për qëllim “të promovojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe të krijojë besim te populli amerikan”.

SHBA-ja ka nisur të hënën vaksinimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Vaksina është thënë se është 95 për qind efektive.

Tre milionë dozat e para të saj po shpërndahen në të 50 shtetet e SHBA-së.

SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Këtë javë, numri i të vdekurve kaloi 300,000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat