Një futbolliste 19-vjeçare është emëruar në postin e zv/ministres së Sportit në Bolivi.
Cielo Veizaga ka marrë një detyrë që prej një muaji lakmohej nga shumë sportistë të shquar në vendin amerikano-jugor.
Para 3 ditësh, sportistët i kishin shkruar një letër Presidentit Luis Arce që të nxitonte për emërimin e zv/ministrit.
Kjo në mënyrë që të mos kishin probleme në përballimin e kompeticioneve të ardhshme.
