Ishte i pastrehë, shiti marihuanë në vlerë prej 20 dollarëve dhe u dënua me burgim të përjetshëm – pas 12 vite burgim lirohet

Amerika

Ishte i pastrehë, shiti marihuanë në vlerë prej 20 dollarëve dhe u dënua me burgim të përjetshëm – pas 12 vite burgim lirohet

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Fate Winslow, i pasrtehë

Fate Winslow që ishte dënuar me burgim të përjetshëm për shitjen e një qese të vogël me marihuanë, është liruar pas 12 viteve që i kaloi në burg, shkruan CNN.

Atij në vitin 2008 i ishte ofruar një polic në Louisiana i veshur me rroba civile, duke e pyetur nëse mund t’i sigurojë marihuanë.

Fate i cili asokohe ishte i pastrehë, nga miqtë kishte huazuar një biçikletë dhe ishte kthyer 10 minuta më vonë me dy qese të vogla me marihuanë që kapnin vlerën e 20 dollarëve.

Ky edhe ishte momenti kur policia e arrestoi, e ai tashmë kishte edhe tri vepra tjera penale që rëndonin mbi të dhe pikërisht për këtë u dënua me burgim të përjetshëm.

Megjithatë avokatët e tij pas 12 viteve kanë arritur ta kthejnë në rigjykim dhe të zbutet masa e dënimit dhe sot është liruar.

“Kishte marrë një dënim tejet të rëndë. Në Louisiana ka qindra persona që vuajnë dënimin e përjetshëm për krime të ndryshme”, ka thënë G Park, avokatja e Fate dhe njëherit drejtoresha e organizatë IPNO (Innocence Project New Orelans).

“Nëse e kemi dënuar Winslowin me burgim të përjetshëm vetëm pse kemi mundur, kjo nuk do të thotë se ka qenë një veprim i drejtë dhe human. Ka marrë një dënim tejet të rëndë duke marrë parasysh në rrethanat dhe veprën penale”, ka shtuar Park.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat