SHBA po monitorojnë llojin e ri të virusit në Britani
Zyrtarët shëndetësorë amerikanë po monitorojnë një lloj të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britani të Madhe, tha sot shefi i shërbimit shëndetësor ushtarak amerikan Jerome Adams, duke shtuar se çdo mutacion tregon se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbrojnë veten nga virusi i ri i koronës ndërsa presin vaksinimin.
"Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës", tha Adams për CBS News.
"Nëse ky është një mutacion që është më ngjitës, kjo do të thotë se duhet të jemi gjithnjë e më të kujdesshëm ndërsa presim të vaksinohemi," ka shtuar ai, raporton Reuters.