​Në SHBA nis vaksinimi me vaksinën Moderna

Amerika

​Në SHBA nis vaksinimi me vaksinën Moderna

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:29
Foto Ilustrim

Një infermiere nga shteti amerikan i Connecticut u vaksinua sot para kamerave me vaksinën kundër COVID-19 të ndërmarrjes bioteknologjike Moderna.

E cila filloi fushatën e vaksinimit në SHBA, e dyta që u miratua me procedurë urgjente.

Është paralajmëruar se vaksinimi i parë me vaksinën e kësaj kompanie të re të bioteknologjisë, një javë pas fillimit të vaksinimit me vaksinën e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNtech, do të fillojë sot në pjesë të ndryshme të SHBA-së.

Vaksina Moderna kundër koronavirusit u miratua për përdorim urgjent nga organi rregullator amerikan të Premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat