Këshilli për Mbrojtjen e Gazetarëve, ka raportuar se Meksika është një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët, i cili pason me Afganistanin dhe Filipinet. Që prej vitit 2000, në Meksikë janë vrarë 120 gazetarë.
Ndërkohë, tetë gazetarë janë vrarë në këtë vend gjatë këtij viti. Më së shumti viktima janë ata që raportojnë për zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Së fundmi është vënë në dukje dhe vrasja e gazetares, Miroslava Breach, e cila u vra në mënyrë brutale në mars të vitit 2017 në shtetin Chihuahua në veri të Meksikës. Ajo raportonte për anëtarët e një bande lokale dhe lidhjet e tyre me politikanët para se të qëllohej tetë herë teksa shoqëronte djalin e saj në shkollë.
Ish-guvernatori i së njëjtës komunë ku jetonte Miroslava, Hugo Amed Schulz, u arrestua për bashkëpunim në vrasjen e gazetares. Dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në vrasje janë ende në arrati